Nuk pranohet në punë, sulmon drejtorin komunal

  • 28 August 2015 - 10:08
Nuk pranohet në punë, sulmon drejtorin komunal

Një i dyshuar Xh. A., nga komuna e Suharekës, ka sulmuar fizikisht, brenda objektit të komunës, drejtorin e Zyrës së Shërbimeve publike dhe Emergjencave, pasi i dyshuari nuk ishte pranuar  në punë të përkohshme si zjarrfikës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime.

I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

(Kosova Sot)