Zbutet Gjuriq: Tani është momenti i pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve

  • 28 August 2015 - 10:13
Zbutet Gjuriq: Tani është momenti i pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, ka ardhur momenti që t’u ofrojmë shqiptarëve dorën e pajtimit të njëmendtë dhe se po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve.

Gjuriq i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Serbia gjatë ditëve të kaluara ka arritur marrëveshje shumë të mira për populli serb në Kosovë, të cilat do t’i mundësojnë të jetojë në mënyrë më të sigurt dhe me më shumtë të drejta, transmeton Qik.

“Tani ka ardhur momenti t’u ofrojmë shqiptarëve dorën e pajtimit të njëmendtë dhe tani po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, është shprehur Gjuriq.