Krasniqi: Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët

  • 28 August 2015 - 10:41
Krasniqi: Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj reagimeve të ashpra e ofenduese të kryeministrit Isa Mustafa, I cili dje e ka quajtur Albin Kurtin “gomar”.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtrohet domosdoshmëria që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denigrues.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët!

Duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtron domosdoshmërinë që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denjigrues!

Por shtrohet pyetja: Kush duhet ta hapë atë shkollë? Cilët do të jenë edukatoret? Pasi ky është fjalor edhe i akademikëve?! Ku ti gjëjmë edukatoret?
Si duket do të kemi problem serioz në sigurimin e tyre!

Nuk kam asnjë dyshim, urgjentisht na duhet të bëjmë diçka, për ta ndryshuar gjuhën e komunikimit për një baskëbisedim me kulturë. Kurse atyre që u duket se kanë një farë arsimi, ju duhet shumë kohezioni e konsistenca për çdo formë te opinioneve që shfaqin në publik! Respektojeni opinionin publik e mos ua fyeni intelegjencën njerëzve!

Ju lutem, sidomos qeveritarëve, përdoreni gjuhën njerëzisht! Mos u bëni skiftera vetëm me opozitën?! E "pula të lagura me ata që duhet të jeni Skiftera!

(Kosova Sot)