Kërcënojnë me grevë

  • 28 August 2015 - 13:41
Kërcënojnë me grevë

Arsimtarëve në Ferizaj u ndalet një pjesë e pagës

 Nuk u llogariten si duhet vitet e përvojës

Mësimdhënësit ferizajas assesi të rehatohen me pagat e tyre. Ankohen se Ministria e Arsimit në listat e pagave të muajit korrik ua ka hequr e shtuar vitet e punës pa ndonjë bazë ligjore, si dhe ua ka ndalë disa mjete financiare në emër të këtij ndryshimi. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor nuk e përjashtojnë edhe grevën, nëse nuk bëhet përmirësimi i këtij gabimi

Për mësimdhënësit ferizajas listat e pagave të muajit korrik kanë qenë befasuese, sepse në shumicën e emrave të tyre figuron numri 12 te rubrika e përvojës së punës pa u llogaritur në të vërtetë se sa janë ato. Por, kjo ka pasur edhe pasojat e veta, sepse ka arsimtar që i janë ndalur deri në 50 euro. “Për mua nuk është problem pse janë ndalë pak mjete, por zhgënjimi qëndron në humbjen e viteve të punës, sepse ne kemi bërë mund gjatë gjithë kësaj kohe. Unë me 18 vjet përvojë pune po ndihem keq në këtë rast dhe po shpresojmë që është vetëm një gabim”, thotë Sahadete Lohaj, profesoreshë e lëndës së Blegtorisë në Shkollën e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini”.

Edhe arsimtarët e tjerë shprehnin habinë e tyre për ndryshimin e ndodhur. Tregojnë raste të arsimtarëve që deri para pak muajsh përvoja u është paguar vetëm 50 centë. Tani, kur u rregullua kjo çështje, sërish ndodh ndalja e mjeteve nga pagat e arsimtarëve pa ndonjë sqarim. “Është e pakuptimtë si luhet kështu me dinjitetin e arsimtarëve. Unë kam punuar me disa vjet shkëputje nga një vend në tjetrin dhe askund s’ më figuronte përvoja. Tani sa u rregullua pak, ndodhi kjo tollovi që na shkakton mjaft kokëçarje”, thotë Jahjush Ahmeti, profesor i Teknologjisë Ushqimore... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)