PDK akuzon Lutën: Ja cilët 'dosta' i rehatoi

  • 28 August 2015 - 13:47
PDK akuzon Lutën: Ja cilët 'dosta' i rehatoi

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, përmes një njoftimi për media ka akuzuar pushtetin komunal të drejtuar nga Lutfi Haziri se po punëson militantë të LDK-së.

“Pushteti komunal në Gjilan i drejtuar nga Lutfi Haziri (si baba i decentralizimit) po vazhdon me shkelje të shumta ligjore, tash së fundi e ka shndërruar kompaninë publike të ujësjellësit Hidromorava në bahqe të babës, duke i punësuar familjarët e tij dhe të funksionarëve të LDK-së, sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër, që ka nevojë dhe dije për punë”, thuhet në njoftim.

Punësimet e pasqyruara në tabel:

Emri dhe Mbiemri Afërsia Politike Pozicioni i punës

Ilir Bajrami Vëllau i gruas Lutfi Hazirit Pompist në Kamenicë

Valon Maliqi Djali i drejtorit të Financave- LDK Zyrtarë për faturim

Ardian Musa Djali i Drejtorit të Arsimit -LDK Inkasant

Shpat Klaiqi Djali i balldezës së Agim Salihut (mik i ngushtë i Lutfi Hazirit) -LDK Inxhinier i Hidros

Pëllumb Haliti Mik i ngusht i drejtorit të Hidromoravës - LDK Inkasant

Sokol Rrahmani LDK Inkasant

Në njoftim thuhet se "pyetja e parashtruar publike ka të bëjë me atë se si ka mundësi që me konkurs publik saktësisht të pranohen fëmijët e drejtorëve të drejtorive komunale, fëmijët e dostave të Lutës dhe bash miku i Lutës (vëllau i gruas)."

“Ne si opozitë i ftojmë organet e hetuesisë, që të merren me këto raste të punësimeve, të cilat janë bërë në kundërshtim me ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e Ndermarrjeve Publike. Duke pasur parasysh edhe faktin se aktualisht kjo kompani publike nuk ka bord të zgjedhur dhe nuk ka mundësi që gjatë këtij vakumi institucional të shpallen konkurse dhe të pranohen punëtorë të rinjë.

"Kontesti më interesant është shkëmbimi i vendeve të punës, që është bërë në mes të drejtorit të arsimit dhe drejtorit të Hidromoravës. Ku ky i fundit e merr në punë djalin e drejtorit të Arsimit (Ardian Nazmi Musa), pasiqë drejtori i Arsimit i bënë transfer pa konkurs gruas së drejtorit të Hidromoravës (Muhamed Suliqi-Teuta Suliqit), nga çerdhja e fëmijëve në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan", vazhdon njoftim.

(Kosova Sot)