Rrezikojnë jetët e tyre për ta shpëtuar gruan që po e dhunonte bashkëshorti (Video)

  • 28 August 2015 - 14:03
Rrezikojnë jetët e tyre për ta shpëtuar gruan që po e dhunonte bashkëshorti (Video)

Këto pamje dramatike të kësaj videoje janë publikuar para pak orëve kur një grup prej disa burrave vërejtën zënkën mes një çifti, ku në fakt bashkëshorti po e godiste gruan e tij me një mjet të fortë. Ata u afruan dhe ndërhynë që ta ndalonin.

Një burrë i panjohur kishte qenë duke e goditur gruan e tij në pjesën e prapme të veturës për disa minuta, para se një grup i burrave të tjerë filloi të afrohej tek vetura për të shikuar se çfarë ishte duke ndodhur, dhe përderisa arritën shumë afër i vërejtën edhe lëndimet e shumta që burri i kishte shkaktuar gruas së tij, ajo e tëra ishte e gjakosur pasi që ishte goditur me një mjet të fortë.

Dukshëm, duke u frikësuar nga përballka me grupin e burrave të cilët erdhën për të parës e çfarë ishte duke ndodhur – ai u fut në makinë dhe filloi të largohej. Por këta heronj të rastësishëm nuk ishin të interesuar të lejonin të ikte pa e ndëshkuar këtë të mjerë, dhe ai i pranoi disa të goditura para se të ikte.