I vihet zjarri një kampi në Gjermani (Foto)

  • 28 August 2015 - 14:07
I vihet zjarri një kampi në Gjermani (Foto)

Në Gjermani kanë vijuar sulmet ndaj refugjatëve, pasi persona të paidentifikuar kanë sulmuar një banesë në Salzhemmendorf ku jetonin një familje emigrantësh ilegalë.

Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme i kanë vënë flakët shtëpisë, e si pasojë është djegur vetëm dhoma e apartamentit në katin e parë të godinës. Më përpara kjo godinë ka kryer funksionin e shkollës, ndërsa tani kanë gjetur strehë rreth 30 emigrantë.

Mësohet se në këtë apartament jetonte një grua me katër fëmijë të vegjël, por që fatmirësisht në momentin e sulmit ato gjendeshin në apartamentin e njërit prej fqinjëve.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se gruaja së bashku me fëmijët janë marrë nën kujdes mjekësor. Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorëve të sulmit, transmeton Shekulli.

Nga të dhënat e para, mësohet se një mjet i dyshimtë është parë në momentin e ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.