Mustafa në mbledhjen e Qeverisë flet kundër "sulmeve" ndaj familjes së tij

  • 28 August 2015 - 15:19
Mustafa në mbledhjen e Qeverisë flet kundër

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Mustafa ka folur për takimet e tij në Vjenë, duke treguar se kanë diskutuar për zhvillimin ekonomikë.

Ai ka thënë se janë duke u munduar t’i zgjedhin nyjet që janë lidhur në Kosovë, 16 vite pas luftës.

“Dua që të ndajë kënaqeshin për përfaqësimin e denjë të vendit tonë. Kosova do të jete partner i denjë i projekteve. Kemi diskutuar çështjet e zhvillimit ekonomik, energjisë, proceseve integruese evropiane. Duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ne po krijojmë kushte për zhvillim ekonomik. Ne po mundohemi të zgjedhim nyejt që kanë lidhur Kosovën tash e 16 vite pas luftës, dhe zotohemi se do të krijojmë kushte të mira për qytetarët. Ne garantojmë të ardhmen e vendit tonë përkrah vendeve të qytetëruara”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu ka folur edhe për përplasen që ka pasur me partinë opozitare Vetëvendosje, duke shtuar se demokracia nuk ndërtohet duke fyer dhe denigruar me gjuhë të urrejtjes dhe me sulme familjare.

“Në Bruksel kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Çdo zgjidhje e kemi bërë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Unë si kryeministër i ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile që ta bëjmë kosovën ven të denjë. Këto nuk mund t’i arrijmë duke kundërshtuar të gjitha punët që i bënë qeveria. Vendimi për asociacionin është marrë në kuvend në vitin 2013... Ne po ndërtojmë demokracinë, mirëpo demokracia nuk ndërtohet duke fyer dhe denigruar me gjuhë të urrejtjes dhe shpifje dhe sulme familjare”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.