Ymeri thotë se Mustafa po kërkon që të gjithë të vihen në shërbim të tij

  • 28 August 2015 - 17:01
Ymeri thotë se Mustafa po kërkon që të gjithë të vihen në shërbim të tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Isa Mustafa për Vetëvendosjen.

Përmes një njoftimi për media, Ymeri thotë se kryeministri Mustafa po kërkon që të gjithë të vihen në shërbim të tij. 

“Nuk ka ‘OJQ’ themelimi i së cilës të ketë kërkuar kaq shumë përndjekje, kërcënime, intimidim, sharje e fyerje, se sa Zajednica. Dhe këto vazhdojnë - sot Isa Mustafa prapë kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës të vendosen në shërbim të tij (policia, gjykata, qeveria e Kuvendi) në mënyrë që ky këto t’i vërë tërësisht në funksion të themelimit të Zajednicës dhe në shërbim të Rançit të tij në Prapashticë. Kështu, po thotë kryeministri, ndërtohet demokracia, ku ai gjithsesi është shumë më i barabartë se të gjithë të tjerët.

Kështu zaptohet shteti. Kështu rrënohet Republika. Kështu qytetarët shndërrohen në vartës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

(Kosova Sot)