Mark Krasniqi lë amanet që të mos e varrosin me prift

  • 28 August 2015 - 18:10
Mark Krasniqi lë amanet që të mos e varrosin me prift

Akademik Mark Krasniqi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Krasniqi ka qenë lider i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe i takonte besimit katolik.

Por, ai ka lënë një amanet jo të zakonshëm për besimtarët.

Mark Krasniqi kishte lënë amanet që të varroset pa prift! Nuk dihet se pse e ka pasur këtë dëshirë; për shkak se ka qenë ateist apo për të dëshmuar se, përpara se të jetë katolik, është shqiptar, transmeton Express.

Në fakt, edhe në varrin e tij, që e kishte ngritur vetë, nuk ka simbole fetare por vetëm ato kombëtare.