ITU pret me 1 shtator në Gjenevë delegacionin nga Kosova për zyrtarizim të kodit telefonik

  • 28 August 2015 - 19:31
ITU pret me 1 shtator në Gjenevë delegacionin nga Kosova për zyrtarizim të kodit telefonik

Houlin Zhao, sekretari i përgjithshëm i Unionit te Telekomunikacionit  Ndërkombëtar me seli ne Gjenevë duke pershëndetur marrëveshjen e fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka mirëptitur kodin e ri telefonik të Kosovës.

Pas kthimit nga Burkseli me disa marrëveshje në xhep, kreu i qeverisë së Kosovës, i prirë nga kryeministri Isa Mustafa bashkë me ministren për dialog Edita Tahiri, iu janë drejtuar sot mediave duke konfirmuar  zyrtarisht numrin e kodit te Kosovës i cili do te jete +383 si rezultat i marrëveshjes se Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Prandaj, sipas zyrtarëve të ITU-së, me 1 shtator në Gjenevë sekretari i përgjithshëm i UTI-së Houlin Zhao do të pres një delegacion nga Republika e Kosovës, për të shqyrtuar edhe zyrtarisht kodin e ri telefonik të Kosovës.

“Qeveria e Austrisë ka propozuar që kodi 383 është e rezervuar për Kosovën dhe qeveria e Serbisë ka rënë dakord për kete propozimin. Zyrtarë të lartë të Kosovës do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të ITU-së me 1 shtator në Gjenevë për te debatuar çështjen e kodit te ri të telefonisë së Kosovës. Pas kësaj, është e mundur që të puvlikohet dhe jemi optimist që të regjistrohet ky kod në organizatën tonë ITU me 16 shtator”, ka thënë Sanjay Acharya shef për media pranë zyrtes së ITU, transmeton Presheva Jonë..

Pas zyrtarizimit të kodit telefonik, edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare do të jetë më i lehtë”, ka thënë një zyrtar i OKB-së në Gjenevë.