Fallxhesha e mashtronte për përfitime

  • 28 August 2015 - 19:43
Fallxhesha e mashtronte për përfitime

Ajo i thoshte se familjes dikush i ka bërë magji

 “Gjërat që m’i tha fallxhesha nuk kishin të bënin fare me familjen time. Ajo vetëm më gënjente për të më marrë para, e unë i besoja, por nuk kisha faj, sepse isha në gjendje tejet të keqe dhe nuk dëshiroja t’i ndodhë ndonjë gjë familjes sime”, thotë gruaja me inicialet K.T.

Dyshonte se diçka nuk është në rregull me familjen e saj, pasi që të gjithë anëtarët e familjes silleshin çuditshëm. Lëre që silleshin çuditshëm, por, siç thotë ajo, edhe u ndodhnin shumë gjëra në familje, madje të paparashikueshme që nuk i kishte menduar asnjëherë. Kështu kishte filluar të mendonte se dikush i ka bërë ndonjë gjë familjes së saj, madje në mendje kishte ndonjë të bëmë siç njihet në gjuhen e popullit ose magji.

E martuar në moshë të re

Është kjo 40-vjeçarja K.T. nga një vend në rrethinë të Prishtinës, e cila rrëfen se si shumë gjëra të çuditshme i kishin ndodhur papritur brenda shumë pak ditëve. “Unë jam e martuar dhe jetoj me burrin, vjehrrin, dhe tre fëmijët. Jam martuar në moshën 20- vjeçare dhe gjërat çdoherë kanë shkuar mirë, saqë asnjëherë nuk kam pasur probleme me familjen dhe kam qenë shumë e lumtur”, thotë ajo. Tre fëmijët e saj shkonin në shkollë e dy nga ta edhe punonin dhe ajo ishte krenare me ta, sepse, siç thotë ajo, nuk kishin marrë rrugë të keqe. “Dy nga fëmijët i janë në universitet, ndërsa njëri në shkollë të mesme. Dy të mëdhenjtë punojnë edhe burri punon, unë nuk punoj, as vjehrri. Por, jam e lumtur që fëmijët nuk kanë marrë rrugën e keqe si shkojnë shumë të rinj dhe jam krenare me ta, pasi nuk më sillnin probleme në shtëpi”, vazhdon rrëfimin ajo..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)