Vetëvendosje godet makinën e Kryeministrit me vezë

  • 28 August 2015 - 20:34
Vetëvendosje godet makinën e Kryeministrit me vezë

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me vezë veturën e kryeministri Isa Mustafa.

"Para pak minutash aktivistët e VETËVENDOSJE!-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK ku ka emision tani. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës", njofton VV-ja.