Asociacioni, qeveri në raport me Gjykatën Kushtetuese (Video)

  • 28 August 2015 - 22:56
Asociacioni, qeveri në raport me Gjykatën Kushtetuese (Video)

Fuqinë e Presidencës, Qeverisë, dhjetë deputetëve apo avokatit të popullit do ta ketë Bashkësia e Komunave Serbe në raport me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Marrëveshja për këtë mekanizëm në pikën 11 parasheh që Asociacioni të ketë të drejtë që t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretimin e tyre sa herë që vlerësojnë se ka pasur ose mund të ketë shkelje kushtetuese në një veprim.

“ Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij”, thuhet në këtë pikë.

Deri më tash vetëm presidenca, Qeveria, Avokati i Popullit dhe nënshkrimet e dhjetë deputetëve kanë pasur të drejtën e referimit të lëndëve në Gjykatën Kushtetuese.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë RTV Dukagjinit se kjo do të mundësojë që serbët ta qojnë para Gjykatës Kushtetuese cilindo institucion kosovar që nuk e respekton ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe të referojnë para Kushtetuese edhe cilindo rast tjetër kur vlerësojnë se qytetarëve të komunitetit serb u është bërë e padrejtë. 
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se anë shpjeguar se pikë tjetër e rëndësishme e marrëveshjes është e dyta në marrëveshja.

Kjo pikë, thotë se Asociacioni do të krijohet në bazë të marrëveshjes që i njeh karakterin e veçantë. 
“Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij.

Sipas kësaj pike, asociacioni nuk do të jetë ojq siç ka deklaruar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi por as nuk do të jetë e ngjashme me Asociacionin e Komunave të Kosovës pasi që do të ketë karakter të veçantë.

Detajet tjera do të definohen ne statutin e Asociacionit pasi që pjesë tjetër e marrëveshjes së arritur në takimin e fundit në Bruksel flet vetëm për norma bazike por jo për detaje të funksionimit të këtij mekanizmi.