Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

  • 28 August 2015 - 23:10
Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

Në oborrin e Komunës së Prishtinës, rreth orës 22:00 u arrestua nga Policia e Kosovës, Salih Zyba. 

VV-ja përmes një njoftimi për medie njofton se ai është  arrestuar në mënyrë të dhunshme.

"Sipas punëtorëve të sigurimit të Komunës, dy policë civile u futën në oborrin e Komunës në mënyrë të jashtëligjshme dhe filluan ta godasin Salih Zyben derisa e arrestuan atë. 

Policia e Kosovës duke i përcjellur me përpikëri kërcënimet e kryeministrit Isa Mustafa, po arreston secilin aktivist te VETEVENDOSJE!-s qe po e ndesh në rruge, pa asnjë justifikim. 

Ky provokim po e tensionon situatën dhe po flet për panikun e madh të Qeverisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e VV-së.

(Kosova Sot)