Kurti: Populli ta rrëzojë Mustafën nëse nuk jep dorëheqje

  • 28 August 2015 - 23:50
Kurti: Populli ta rrëzojë Mustafën nëse nuk jep dorëheqje

Albin Kurti thotë se Isa Mustafa me veprimet e fundit e ka dëshmuar se nuk duhet të jetë më Kryeministër i Kosovës dhe nëse nuk dorëhiqet duhet të rrëzohet nga populli.

Albin Kurti nuk ka dashur t’i komentoj deklaratat e Kryeministrit Mustafa, i cili e quajti ‘gomar’. Tha se me këtë gjuhë Mustafa nuk duhet të jetë më Kryeministër dhe se nëse nuk dorëhiqet vetë duhet të rrëzohet.

“I ashtuquajturi Akademik besoj se i ka befasuar edhe njerëzit e LDK’së, edhe qytetarët me këtë gjuhë të ultë dhe të ndyrë. Mustafa duhet të japë dorëheqje, nëse nuk dorëhiqet duhet të rrëzohet nga populli i Kosovës”, tha Kurti në Interaktiv të KTV’së.

Themeluesi i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova e ka luftën te dera. Thotë se Asociacioni e bosnjëzon vendin.