Hungaria me ligj të ashpër: Tri vite burg për ata që kalojnë kufirin ilegalisht

  • 28 August 2015 - 23:52
Hungaria me ligj të ashpër: Tri vite burg për ata që kalojnë kufirin ilegalisht

Qeveria hungareze të premten paraqiti një projektligj që parashikon dënime të rënda për kalim të paligjshëm të kufijve të saj, përfshirë një dënim me tri vite burg për personat të cilët kalojnë kufirin me Serbinë.

Projektligji që do të diskutohet javën e ardhshme sjell 13 masa që, sipas hungarezëve, do të ndihmojnë luftën ndaj valës së refugjatëve në vend.

Qeveria parashikon dënime të rënda po ashtu për kontrabandistët, transmeton Telegrafi.

Hungaria do të duhej që më 31 gusht të përfundonte murin 3.5 metër të lart dhe 175 kilometra të gjatë në kufi me Serbinë. Rreth 140 mijë persona, shumica e të cilëve po ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme, i ka hasur policia në jug të vendit që nga fillimi i vitit dhe 10 mijë vetëm kësaj jave.

Ligji i propozuar jep më shumë kompetenca në Polici dhe Ushtri për të ndërhyrë në situata krize.

Nëse miratohet ligji, këto masa do të hyjnë në fuqi më 15 shtator.