Mustafa: Njerëzit e Shpend Ahmetit le të thyejnë vo

  • 29 August 2015 - 08:24
Mustafa: Njerëzit e Shpend Ahmetit le të thyejnë vo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas gjuajtjes me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai, në një postim në Facebook ka thënë se pasi njerëzit e Shepnd Ahmetit nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Mirëmëngjesi miq të nderuar, 
Mbrëmë deri sa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje ) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur ti thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë.