Kështu u kopjua në Testin e Maturës (Video)

  • 29 August 2015 - 15:25
Kështu u kopjua në Testin e Maturës (Video)

Edhe sot ka vazhduar kopjimi masiv në Testin e Maturës Shtetërore. Kopjimi është regjistruar në dy shkolla të mesme të Skenderajt, kurse administruesi i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë ka treguar se si një person u zu duke plotësuar testin e maturës për vëllain e tij.

Ja si u kopjua në Testin e Maturës (Video)

Edhe sot u evidentuan një sërë rastesh kur nxënësit kopjonin duke përdorur metoda të ndryshme dhe origjinale.

Këtu përfshihet celulari në mes të këmbëve, kopje në çorape, kopje në tavolinë e të tjera.

Pamjet janë realizuar në shkollat e mesme “Ahmet Delia” “Anton Çetta”

Administruesi i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë, Lulëzim Krapi tregoi se si një person u zu duke plotësuar testin e maturës për vëllain e tij, transmenton kallxo.com.

“Kam vërejtur se diçka është e dyshimit në momentin që nuk e tregoj dokumentin e identifikimit. Me kërkesën e Komisionit dhe Drejtorisë së shkollës, ai u dorëzua the tha a bënë të lëshoj testin se nuk jam personi mirëpo kam hyrë në emër të vëllait”, tha Krapi.