Zbulohet tuneli sekret Antibërthamor në qendër të Tiranës

  • 29 August 2015 - 15:56
Zbulohet tuneli sekret Antibërthamor në qendër të Tiranës

Tuneli që të çon drejt Strehimit Antiatomik, pranë Ministrisë së Brendshme, i është nënshtruar rikonstruksionit.

Ndërsa punimet janë drejt përfundimit, sot janë publikuar dy fotot e para nga punimet dhe hyrja në këtë tunel, transmeton Shekulli.

Sipas arkitektit dhe këshilltarit të Kryeministrit, Artan Shkreli strehimi është ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë dhe shtrihet poshtë sheshit mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrive.

tunel