Sulm terrorist në Turqi, 24 të plagosur

  • 29 August 2015 - 16:03
Sulm terrorist në Turqi, 24 të plagosur

Nga një sulm terrorist që ka ndodhur në Turqi, në qytetin Mardin janë plagosur 24 persona, ku 10 prej tyre police.

Sulmi ka ndodhur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, të cilët kishin vendosur një bombë nën një mbikalim e cila shpërtheu gjatë kohës kur po kalonte një autobus i blinduar i Departamentit të Forcave për Rendin publik të Policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se bomba ishte vendosur nën një mbikalim në bulevardin “İpekyolu” dhe si pasojë e shpërthimit të saj gjatë kohës kur po kalonte një autobus i blinduar i Departamentit të Forcave për Rendin Publik të Policisë, sipas të dhënave paraprake theksohet se janë plagosur 24 persona, ku 10 prej tyre policë.

Theksohet gjithashtu se personat e plagosur janë dërguar nëpër spitalet në rajonet Kızıltepe dhe Mardin dhe se si pasojë  e shpërthimit një pjesë e mbikalimit është shembur si dhe janë dëmtuar disa shtëpi dhe biznese përreth.

Theksohet se kreu i qarkut, Ali Güldoğan dhe drejtori i policisë, Abdullah Kılıztepe duke vajtur në spital janë informuar në lidhje me situatën e të plagosurve, ndërsa forcat e sigurisë kanë nisur operacion gjithëpërfshirës në rajon për arrestimin e autorëve.