Australi, policia parandaloi një përplasje të grupeve pro dhe anti-islame

  • 29 August 2015 - 17:38
Australi, policia parandaloi një përplasje të grupeve pro dhe anti-islame

Policia ka marrë masa për të shmangur konfliktet midis grupeve anti-islamike që kanë dalë kundër ndërtimit të një xhamie në qytetin e Bendigo, në shtetin australian të Viktorias, dhe atyre që ishin pro ndërtimit.

Grupet anti-islamike të bashkuara nën emrin Unioni i Frontit Patriotik bashkë me një grup tjetër kanë organizuar një demonstratë kundër ndërtimit të xhamive. Ndërkohë grupet anti-islamike kanë ardhur përballë një grupi i cili po protestonte kundër racizmit. Policia ka ngritur një “mur” midis tyre për të shmangur konfliktin.

Australianët që janë kundër racizmit kanë hedhur parulla, në të cilën ndër të tjera thuhej “Muslimanët janë të mirëpritur, jo racizmit” dhe “racistë larg nga rruga.”

Protesta të ngjashme janë organizuar në prill dhe korrik, ku policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës. Më pas u ndaluan katër persona. Këtë herë forcat e sigurisë kishin marrë masa të rrepta të sigurisë për të parandaluar një skenë të ngjashme.

“Qëllimi i tyre është për të krijuar urrejtje ndaj muslimanëve. Ata duan probleme në Australi dhe vihen kundër muslimanëve të cilët përbëjnë dy për qind të popullsisë së vendit. Synohet përhapja e urrejtjes ndaj muslimanëve. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që në të dalim kundër kësaj”, tha Mellon Gregson, koordinator i grupit “Nuk vend për racizëm”.

Në Bendigo, e cila ka një popullsi prej 83,000 mijë banorë, ka rreth dyqind muslimanë. Këshilli i Qytetit vitin e kaluar ka miratuar ndërtimin e një xhamie që ka ndarë në dyshë me qëndrimet e tyre banorët lokale dhe ka ngjallur vëmendjen e shumë mediave.

Ndërkohë ndërtimi i kësaj xhamie pritet të fillojë së shpejti.