Pamjet satelitore dëshmojnë shkatërrimin e tempullit nga ISIS (Foto)
Ndryshimi ndërmjet dy fotove të shkretëtirës siriane nuk dallohet menjëherë.
Por një afrim i imazheve shërben si provë për të dëshmuar shkatërrimin e tempullit 2,000 vjeçar, i cila u shndërrua në thërrime nga një bandë e dhunshme ekstremistësh që fshihen pas pretekstit fetar.
Pamja e parë satelitore është bërë më 26 qershor, ndërsa e dyta më 27 gusht pasi tempulli Baal Shamin në Palmira u shkatërrua nga militantët e ISIS.
Struktura e vogël katërkëndore mund të dallohet vetëm në pamjen e parë, ndërsa në të dytën dallohen disa rrënoja gri.