Austri, kapet një tjetër kamion me refugjatë, mes tyre 3 fëmijë në gjendje të rëndë

  • 29 August 2015 - 18:35
Austri, kapet një tjetër kamion me refugjatë, mes tyre 3 fëmijë në gjendje të rëndë
Autoritetet austriake kanë nisur një kontroll të imtësishëm në rrugët e vendit për të ndalur fluksin e refugjatëve që përdorin kamionët për të kaluar përmes territorit të këtij vendi.

Gjatë kontrollit të një kamioni në rajonin Braunau, në veri-perëndim të Austrisë, u gjetën 26 refugjatë në gjendje të rënduar shëndetësore. Mes emigrantëve kishte edhe fëmijë, 3 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Refugjatët janë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas rumun, i cili u mundua t’i shpëtojë kontrollit policor.

Rasti në fjalë mbërrin pas tragjedisë së javës së kaluar, ku 71 emigrantë u gjetën të asfiksuar pajetë në një kamion frigoriferik. Katër persona dolën në një gjykatë hungareze për këtë rast. Përkatësisht 3 prej tyre janë bullgarë,ndërsa njëri afgan.

Refugjatët nga vendet në konflikt, kryesisht Siria, janë kthyer në fenomenin që ka vënë para përgjegjësisë autoritetet ndërkombëtare, që po dështojnë në përballimin e fluksit.