Romët thonë se po anashkalohen

  • 29 August 2015 - 18:57
Romët thonë se po anashkalohen

Komunitetet nuk kanë probleme mes vete

Toleranca ndëretnike në Gjilan, si shembull për krejt Kosovën

Fadil Demiroviq, përfaqësues i komunitetit rom, thotë se një familjeje rome në Gjilan po i ndërtohet kati i dytë, ndërkohë që ka raste më të rënda që duhet të ndihmohen

 

Komunitetet në Gjilan janë të kënaqura me qeverisjen vendore, si pjesë përbërëse e këtyre institucioneve dhe e shoqërisë, por disa prej tyre kanë vërejtje te organizatat ndërkombëtare, gjatë procesit të përzgjedhjes së përfituesve, në kuadër të programeve që janë duke i realizuar në Kosovë, si përkrahje për kthim dhe ri-integrim. Fadil Demiroviq, përfaqësues i komunitetit rom, thotë se ai nuk po konsultohet mjaftueshëm nga UNHCR-i dhe kritikon edhe Zyrën për Komunitete dhe Kthim. Sipas tij, një familjeje rome në Gjilan, po i ndërtohet kati i dytë, ndërkohë që ka raste më të rënda që duhet të ndihmohen në çështjen e banimit. Edhe përfaqësuesi i mëhershëm i këtij komuniteti  ka pasur vërejtje te ndarja e programeve për të kthyerit, duke thënë se romët po anashkalohen. Milivoje Zhivkoviq, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, thotë se në këtë gjashtëmujor janë ndihmuar 8 familje të kthyera, si dhe janë shqyrtuar rastet, të cilat i plotësojnë kriteret për të qenë përfitues në fazën e dytë. Sa i përket riatdhesimit, në këtë periudhë janë kthyer 113 familje dhe vetëm 3 prej tyre i plotësojnë kushtet për asistencë, thotë ai...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)