Pamje dramatike: Vëllai vret vëllain në dasmën e motrës (Video) - Lajme - Kosova Sot
Pamje dramatike: Vëllai vret vëllain në dasmën e motrës (Video)

Pamje dramatike: Vëllai vret vëllain në dasmën e motrës (Video)

Duhej të ishte ditë e shënuar për të gjithë familjen, por një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.

Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar në kokë të vëllain, baba të dy fëmijëve.

I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti tu mbijetojë plagëve.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe arrestoi 9 persona. Si rezultat i hetimeve u provua se ishte vëllai i viktimës ai që kishte qëlluar. Ramazan Koyun u kap së bashku me armën e krimit.

Video është shpërndarë gjerësisht në median sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi.
 



(Kosova Sot)

17 orë e 24 minuta më parë
22/09/18