Putini rrit ndikimin në Shqipëri, hap kurse gjuhe në Tiranë

  • 29 August 2015 - 21:07
Putini rrit ndikimin në Shqipëri, hap kurse gjuhe në Tiranë

Ambasada e Rusisë në Tiranë, në një njoftim për mediat të shpërndarë sot, bënte të ditur se në datën 15 shtator 2015 çelen kurset e gjuhës ruse në adresat e mëposhtme:

Tiranë, Rr. “Hysen Zaloshnja”, Nr. 1 (lagja “Komuna e Parisit”, përballë ish-Univesitetit të Nju Jorkut).
Tiranë, Rr. “Qemal Stafa”, Nr. 31/c, kati i 3-të (përballë Prokurorisë së Përgjithshme).

Sipas ambasadës ruse qëllimi i këtyre kurseve është që tek studentët të formohen aftësitë komunikuese të nivelit fillestar dhe bazë në aspekte kryesore gjuhësore, si të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit.

Në këtë mënyrë Putini po përpiqet të rrisë ndikimin e tij në Shqipëri, nëpërmjet instrumentave kulturorë.