Erdogan i telefonoi urgjentisht Vuçiqit për ta mbështetur gjatë vizitës në Veri

  • 08 September 2018 - 22:52
Erdogan i telefonoi urgjentisht Vuçiqit për ta mbështetur gjatë vizitës në Veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është krenuar në Veri gjatë takimeve me biznesmenë serbë për telefonatën me Erdoganin.

Ai ka shtyrë këtë takim duke thënë se telefonatave të Erdogan u përgjigjet menjëherë pasi sipas tij edhe homologu i tij turk e bën këtë.

Ndryshe Erdogan dhe Vuçiq janë duke kultivuar raporte të shkëlqyera mes vete dhe duke avancuar raportet ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve dhe biznesmenëve të pranishëm në tubimin në Leposaviq, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka përmendur edhe ndihmën që sipas tij ia ka ofruar presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

"Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.


(Kosova Sot)