U kthye nga Perëndimi që të investojë në Kosovë, por gjeti veç zhgënjime

  • 30 August 2015 - 09:16
U kthye nga Perëndimi që të investojë në Kosovë, por gjeti veç zhgënjime

Fermeri ferizajas ndihet i mashtruar nga Qeveria

Investoi 12 mijë euro, por nuk i mori as 2 mijë euro

Fermerët ferizajas shprehen se nuk ka leverdi të merresh me bujqësi, ngase po të mendohet me “gjuhën e lapsit”, më shumë humb sesa fiton. Kur kësaj gjendje i shtohet edhe pritja disamujore për një grant nga Ministria e Bujqësisë, zhgënjimi i tyre arrin në një pikë që i bën të pendohen pse filluan të merren me këtë fushë

 

Në tri vitet e fundit në fshatrat e komunës së Ferizajt është rikthyer kultivimi i pemëtarisë së imët. Këtyre ditëve janë vjelë e po vazhdojnë të vilen qindra kilogramë mana, manaferra e mjedra, por fermerët që merren me këtë lloj të pemëtarisë shprehen të zhgënjyer me përkrahjen që kanë marrë.

Rexhep Berisha nga fshati Kosinë ka të mbjellë një hektar me kulturën e mjedrës, por nga thatësia nuk ka marrë as përafërsisht rendimentin e pritur. Ai e nisi këtë punë me entuziazëm të madh, madje u kthye nga Zvicra për të punuar tokën e tij, por tani sikur është penduar...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)