Tregtarët shfrytëzojnë rritjen e TVSH-së për rritje të çmimeve në artikujt ushqimor

  • 30 August 2015 - 09:23
Tregtarët shfrytëzojnë rritjen e TVSH-së për rritje të çmimeve në artikujt ushqimor

Reforma fiskale e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës është duke ndikuar mjaft negativisht tek qytetarët.

Këto ndryshime negative po përcillen me faktin se ulja e TVSH-së nga 16% në 8% për disa produkte bazë nuk do të kenë ndonjë efekt të madh, sikurse rritja nga 16% në 18% për mbi 100 mijë produkte ushqimor do të ketë një efekt shumë të madh në varfërimin e shportës së qytetarëve.

Organizata Joqeveritare YAHR, ka bërë një monitorimi të të gjitha super marketeve që veprojnë në komunën e Lipjanit dhe ka vërejtur se janë duke u keq përdorur rritja e TVSH-ë nga 16% në 18% në artikujt ushqimor.

Gjatë monitorimit të artikujve të ndryshme ushqimor kemi hasur në rritje të artikujve nga 5% deri në 10% , që është dashur në fakt të bëhet rritja vetëm 2 %. Si shembull kemi një artikull që ka kushtuar 2 euro tani kushton 2.10 apo 2.15 euro , që këtu nuk kemi rritje për 2%, por kemi rritje nga 5-7.5 %.

Andaj, organizata YAHR kërkon nga ana e kompanive të ndryshme tregtare që të mos e shfrytëzojnë rastin që në emër të rritjes së TVSH-së ti ngritin çmimet dhe në këtë formë të ndikojnë në varfërimin e shportës së qytetareve, edhe ashtu mjaftë të varfër deri më tani.