Eksperti i Sigurisë jep një shenjë ogurzezë: Helikopteri Mi Mil-8, i pajisur ushtria serbe sot fluturoi mbi Kosovë

  • 09 September 2018 - 16:31
Eksperti i Sigurisë jep një shenjë ogurzezë: Helikopteri Mi Mil-8, i pajisur ushtria serbe sot fluturoi mbi Kosovë

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se sot mbi Kosovë ka fluturuar një helikopter Mi Mil-8 pa shenja identifikuese me të cilin është e pajisur ushtria serbe.

“Nga drejtimi veri lindor i Gjilanit ne ora 15:30 fluturoi nje helikopter Mi Mil-8 pa shenja identifikuse me te cilin eshte e pajisur ushtria serbe. Helikopteri fluturoi ulet ne lartesi 200-300 metra dhe shkoi ne drejtim te Ferzajit, me gjase Shterpce. Me sa jam i informuar ne kuader te KFOR-it nuk ka ne sherbim helikopter te ketij tipi. Nese nuk ka ndonje sqarim nga organet zyrtare per fluturimin e ketij helikopteri, kjo eshte nje shenje ogurezeze”, ka shkruar Kajtazi.

 

(Kosova Sot)