“Revolucionarët” kërcënojnë ministrin Abrashi me varje publike

  • 30 August 2015 - 12:43
“Revolucionarët” kërcënojnë ministrin Abrashi me varje publike

Debati mes mbështetësve opozitar dhe përfaqësuesve të qeverisë po shkon duke u intensifikuar. Një ditë pasi që kryeministri Mustafa u gjuajt me vezë të prishura nga aktivistët Vetëvendosje, ministri Arban Abrashi kërcënohet me varje publike, transmeton ljami.net.

Ministri Arbashi ka bërë publike një mesazh të dërguar nga Alban Morina, ku ndër tjerash shkruan:

“Bëhu merak për vete se revolucioni popullor është afër dhe shumë prej jush kanë m’u vjerr në samafora”.

Më poshtë mund të lexoni të plotë mesazhin që Alban Morina ia ka dërguar ministrit Arban Abrashi.Kercenohet Arban Abrashi