Po i bëhen nderimet e fundit Mark Krasniqit (Foto)

  • 30 August 2015 - 14:58
Po i bëhen nderimet e fundit Mark Krasniqit (Foto)

Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) po mbahet një akademi përkujtimore për akademik Mark Krasniqin, i cili ndërroi jetë të premten.

Të pranishëm në këtë akademi, veç famijarëve të profesor Mark Krasniqit, janë edhe preisdentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, akademik Idriz Ajeti, akademik Nexhat Daci, veprimtari Harry Bajraktari, rektori Ramadan Zejnullahu, ministrti Arsim Bajrami e shumë miq e bashkëpunëtorë të akademik Krasniqit.

Para të pranishmëve një fjalë rasti ka mbajtur kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari. të cilët folën për jetën dhe veprën e akademik Mark Krasniqit.

Ata e kanë cilësuar profesor Krasniqin njeri me vizion, njeri të letrave, të politikës dhe të jetës akademike.

Paraprakisht pranë arkivolit të akademik Mark Krasniqit janë bërë homazhe nga familjarë, qytetarë dhe figura nga skena politike e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu bëri homazhe në nderim të figurës markante të Akademik Mark Krasniqit, dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve, për këtë humbje të madhe për të gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.