Ahmet Bozhdaraj u ekzekutua pa gjyq në Qyshk të Pejës

  • 30 August 2015 - 16:37
Ahmet Bozhdaraj u ekzekutua pa gjyq në Qyshk të Pejës

Ia kërkoi nënës pushkën, por nuk shkrepi për ta ruajtur familjen që e strehoi

Sipas dëshmive të Emsale Sedefit, thuhet se Ahmet Bozhdaraj pas ikjes nga burgu, kishte arritur të shkonte në fshatin Qyshk dhe aty të strehohej në familjen e Ramajve

Qytetarët e Pejës dhe të fshatrave të saj nuk kanë reshtur që nëpër dekada t’ia falin atdheut bijtë e tyre, të cilët me gjakun e vet kanë njomur trevat e kësaj komune, por ata nuk kanë hezituar asnjëherë për t’u dalë zot trevave shqiptare deri në Sanxhak, Nokshiq dhe Plavë e Guci, duke ngjeshur armët e tyre që t’i përgjigjen zërit të kushtrimit. I gjatë është vargu i atyre që i dolën zot atdheut edhe në Luftën e Dytë Botërore para dhe pas saj, duke u rreshtuar djathtas në radhët e organizatës së Ballit Kombëtar, që për ideal kishte Shqiptarinë e bashkuar. Këtij vargani të gjatë patriotësh të kësaj treve i ishte bashkangjitur herët edhe atdhetari Ahmet Ibrahim Bozhdaraj, i lindur në Pejë më 1911, e i cili u pushkatua në vitin 1946 në fshatin Qyshk të Pejës nga shërbimi famëkeq policor ushtarak jugosllav, e ashtuquajtura “OZNA” Jugosllave.

Image

 

Monografi për përpjekjet e Ballit Kombëtar në Pejë

Dokumentet, me të cilat disponon sot Balli kombëtar në Pejë, dëshmojnë se Ahmet Bozhdaraj që i ri ishte brumosur me idetë kombëtare dhe patriotike nga bashkëkohanikët e tij Ferid Loxha, Sylë Shala, Niman Papiqi dhe shumë atdhetarë të tjerë të asaj kohe, të cilët tërë jetën ia kishin kushtuar çështjes kombëtare dhe e kishin luftuar me tërë qenien e tyre ideologjinë komuniste dhe regjimet sllavokomuniste. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)