Presheva në protesta gjithpopullore kundër regjimit Vuçiqi-Ragmia

  • 30 August 2015 - 17:01
Presheva në protesta gjithpopullore kundër regjimit Vuçiqi-Ragmia

Organizatat jo qeveritare që veprojnë në Kosovën Lindore javën e ardhshme do të organizojnë një protest gjithëpopullore, me moton ‘Boll ma Vuçiq-Ragmi me rrenat tuaja”.

Përmes ëksaj proteste synohet që të shprehin pakënaqësitë  për padrejtësitë që poi  bëhen popullatës shqiptare nga regjimi i Vuçiqit dhe “Rrahman Morinës” të Preshevës.

Dalja e qytetarëve në rrugë vjen si rezultat i pakënaqësisë së situatës  së krijuar në Luginën e Preshevës, që po mbahet as në luftë e as në paqe, me qëllim të zbrazjes nga shqiptarët, rajon ky i banuar me shumicë shqiptare, më i diskriminuari dhe më i varfëri mjedis në Evropë, për të cilën politika antishiptare Ragmi Mustafa i dha mirënjohje kryeministrit serb Aleksander Vuçiq.

Kjo protestë gjthpopullore kundër Vuçiqit dhe Ramgijes  niset me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, shoqërisë civile preshevare si dhe organizatave tjera, vendore dhe nga diaspora.

Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së Nazmi Hajredini tha se për shkak të pakënaqësive të mëdha të popullatës së Preshevës lidhur me të drejtat e cenuara nga shteti serb dhe lidhur me dhënien e mirënjohjes kryeministrit serb Vuçiq nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

“Morëm iniciativën për mbajtjen e një proteste gjithpopullore në Preshevë e cila do të jetë publike javën e ardhshme, ku aty do të shpalosen kërkesat dhe konkluzionet tona”, u shpreh Hajredini për mediat, transmeton Presheva jonë.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe kryetari i Kuvendit të Referendumit për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën (1 dhe 2 mars) Prof. i sociologjisë z- Ibrahim Kadriu.