Tragjedi në stadium: Tifozi bie nga ballkoni, afër spektatorëve (Foto)

  • 30 August 2015 - 17:25
Tragjedi në stadium: Tifozi bie nga ballkoni, afër spektatorëve (Foto)

Një tifoz i bejsbollit ka vdekur, pasi ka rënë nga ballkoni i lartë 12 metra.

Gregory Murrey nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke fërshëllyer lojtarët, kur ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë poshtë.

Burri 60-vjeçar ka rënë shumë afër spektatorëve, që po e ndiqnin takimin ndërmjet Atlanta Braves dhe New York Yankees.

Për fat të mirë, ai nuk ka rënë sipër kokave të spektatorëve në zonën VIP, shumica gra të lojtarëve.

Murreyn e kanë dërguar në spital, me lëndime të rënda në kokë, të cilat bënë që ai të vdes vetëm pak orë më vonë, transmeton Telegrafi.