53-vjeçari kishte marrë 2.5 milionë funte me një 'tiketë false' të dëmtuar me qëllim

  • 12 September 2018 - 17:25
53-vjeçari kishte marrë 2.5 milionë funte me një 'tiketë false' të dëmtuar me qëllim

Një multimilioneri i kanë thënë se do të ballafaqohet me përndjekje ligjore, për falsifikimin e supozuar të një tikete të Lotarisë kombëtare, falë së cilës fitoi 2.5 milionë funte nëntë vjet më parë. Ndërtuesi Edward Putman, 53 vjeçe, nga Kings Langli, Hertfordshajër, është akuzuar për mashtrim për prezantim fals dhe muajin tjetër do të paraqitet në gjykatë. Akuza e tij pason një hetim trevjeçar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pas afatit gjashtëmujor

Lotaria kombëtare ia pagoi atij shumën milionëshe në vitin 2009, pasi që u paraqit si fitues i një tikete të pakërkuar, menjëherë pas afatit gjashtë mujor. Numrat e tij fitues - 6, 9, 20, 21, 31 dhe 34 - ishin tërhequr më 11 mars dhe përputheshin me një tiketë të blerë në Uorçestershajër me vlerë 2.5 milionë funte. Putmanit iu dhanë paratë përkundër faktit se tiketa nuk kishte barkod punues. 

 

Putman i ka përdorë paratë për të blerë dy shtëpi

Ai ishte arrestuar në vitin 2015, por më pas ishte liruar pa akuza, pasi që kishte humbur tiketin e falsifikuar. Por, Putman është akuzuar tani dhe do të paraqitet në gjyq muajin e ardhshëm. Putman ka përdorë paratë për të blerë dy shtëpi, njërën për 600,000 funte, e tjetrën për 400,000, sikur që ka edhe një flotë të tërë automobilash. Nëse dënohet, ai do të detyrohet ta kthejë shumën shtatëshifrore. Hetimet treguan se paratë ishin marrë me një tiketë qëllimisht të dëmtuar. Në këto rrethana, çdokush mundet ende, brenda 180 ditësh, ta kërkojë shpërblimin, nëse mund të japë detajet dhe dëshmitë e sakta rreth asaj se kur dhe ku është blerë tiketa. Akuzohet edhe një zyrtar i Lotarisë, se kishte thyer licencën rreth vendimit për të paguar paratë. Por, në këtë rast, nuk ka dëshmi se është bërë mashtrim me qëllim. 

 

(Kosova Sot)