Nënkryetari i PDK'së e quan të çoroditur opozitën - thotë se s'do të ketë ndarje të Kosovës - Lajme - Kosova Sot
Nënkryetari i PDK

Nënkryetari i PDK'së e quan të çoroditur opozitën - thotë se s'do të ketë ndarje të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se opozita është e paqartë në kërkesat dhe e pavendosur në pozicionimin e saj karshi fazës finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka deklaruar që është e drejtë e Kosovës të kërkojë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet territorit të vendit, duke e cilësuar si korrigjim padrejtësie.

“Ne kemi platformë të PDK-së për bisedime ku i kemi vendosur vijat e kuqe dhe ku kemi thënë që ndarje të Kosovës nuk ka. E kemi dorëzuar këtë platformë dhe është për keqardhje që nuk kemi marrë kurrfarë materiali kthyes”, ka thënë Ismaili.

“Kemi çoroditje të opozitës si bllok. Disa kërkojnë protesta, disa jo. Disa kërkojnë të bashkohen, disa jo”.

“Presidenti ka përvojë të gjatë në dialog. Nuk mund ta abstrahojë këtë fakt. Ai e ka parë të udhës të flasë për Luginën e Preshevës”.

“Ndryshimet e mëdha politike në Europë dhe SHBA kanë rezultuar me një ndryshim dhe impuls tjetër gjeopolitik. Këto rryma kanë ndikuar që të ketë një skenë tjetër gjeopolitike”.

“Ne kemi traditë shumë të mirë për ta kuptuar diplomacionë dhe të renditjes me partnerët tanë. Ndaj në fazën finale të dialogut është e drejtë e Kosovës që të kërkojë bashkimin e Luginës”.

“Është e drejtë e jona që në këtë fazë të mundohemi t’i korrigjojmë disa padrejtësi. Por problemi është se është përkthyer dhe është përshtatur çka kjo nënkupton”.

 

(Kosova Sot)

5 orë e 33 minuta më parë
22/09/18