Dhjetë shtëpitë më të shtrenjta në botë

  • 30 August 2015 - 20:49
Dhjetë shtëpitë më të shtrenjta në botë

Zakonisht krijohet përshtypja që njerëzit që kanë shtëpi të madhe, kanë edhe kuletë të madhe, andaj edhe shtëpitë më të shtrenjta në botë, të cilat i kemi renditur më poshtë, kanë kryesisht pronarë shumë të pasur, që renditen lartë në listat e njerëzve më të pasur në botë. Shumica e këtyre shtëpive janë më të vërtetë mbresëlënëse, ndonëse ka edhe të atilla, për të cilat është thënë nuk e meritojnë çmimin për të cilin janë blerë, transmeton Kosova Sot Online.

1. Antilia, Indi – 900 milionë euro

Përkundër faktit që në brendësi ka një tempull, mini-spital, një teatër, tri vende për lëshimin e helikopterëve dhe një garazh që zë deri në 168 vetura, është më të vërtetë e pabesueshme që dikush do t’i paguante afro 1 miliard euro për ta blerë një shtëpi. Shtëpia në fjalë nuk është e ultë dhe e gjerë, sikur shumica e shtëpive në këtë listë, mirëpo ka plot 27 kate, gjë që ia jep statusin e rrokaqiellit.

Image

2. Vila ‘Leopolda’ në Francë  – 500 milionë euro

Shumica e pronave në këtë listë janë relativisht të reja, përndryshe njerëzit nuk do të kishin paguar shuma aq të mëdha parash, për t’i blerë. Megjithatë, Vila Leopolda bën përjashtim, pasi që është ndërtuar në vitin e largët 1902 nga Mbreti i Belgjikës, Leopold, i cili e kishte ndërtuar këtë shtëpi si dhuratë për njërën nga të dashurat e tij. Në vitin 2008, një miliarder rus kishte tentuar ta blinte shtëpinë dhe vlera e saj ishte llogaritur të jetë 500 milionë euro.

Image

3. Apartamenti nën çati në Monako – 360 milionë euro

Monako, sikurse Dubai dhe Abu-Dabi, është i njohur për luksin e madh që ofron. Ndërsa, apartamenti nën çatinë e ndërtesës ‘Tour de Odeon’ në Monako është apartamenti më i shtrenjtë në botë. Monako ndryshe njihet edhe si një vend shumë i përshtatshëm sa i përket taksave, andaj edhe personat më të pasur kanë dëshirë të bëjnë biznes në këtë vend.

Image

4. Prona buzë oqeanit – 225 milionë euro

Kjo është një pronë 25.5 hektarësh, buzë oqeanit, në Hemptons të Nju-Jorkut. Ndërsa, shtëpia, që ndryshe është edhe ndërtesa kryesore në këtë pronë, ka 39 banja, tri pishina, një fushë basketbolli e shumë gjëra tjera, ekskluzive. E, kur kësaj ia shtojmë faktin se shtëpia gjendet fare pranë oqeanit, atëherë kjo pronë është njëra nga më ekskluzivet në botë. 

Image

5. Apartamenti nën çati në Londër – 180 milionë euro

Ky apartament në Londër, përkundër faktit që është shumë i shtrenjtë, ka shumë benefite. Apartamenti i ka të gjithë muret me dritare prej xhami, roje të sigurisë në të gjitha anët, xham antiplumb, 24 orë shërbim dhome nga kuzhinieri i të famshmëve, Heston Blumenthal e shumë benefite të tjera. Megjithatë, prapëseprapë mund të tingëllojë e paarsyeshme të shpenzohen 180 milionë euro për një apartament.

Image

6. ‘Pallati i Dashurisë’ – 175 milionë euro

Kjo shtëpi mbresëlënëse, që kap vlerën e 175 milionë eurove, është e njohur si ‘Palazzo di Amore’, që në gjuhën italiane do të thotë ‘Pallati i Dashurisë’. Shtëpia është e ndërtuar në stilin e vilave italiane, gjë që e bën atë një kompleks shumë interesant për t’u shikuar. Shtëpia ka 12 dhoma gjumi, 23 banja, hapësirë për bouling, teatër, fushë tenisi, pishina, ujëvara të vogla dhe garazh që i zë deri në 27 vetura.

Image

7. Prona e familjes Hearst – 150 milionë euro

Kur në vitin 2014, Lady Gaga e kishte publikuar videoklipin e këngës së saj, “G.U.Y. – An Artpop Film”, të gjithë ishin mahnitur nga ambienti, që mund të shihej në videoklip. E, ka qenë pikërisht kjo shtëpi, që gjendet në Kaliforni e që ka vlerë prej 150 milionë eurosh, ajo që kishte marrë vëmendje më të madhe sesa vetë këngëtarja. Me tri pishina, një bodrum të madh verërash dhe me kopshtin e vetë zoologjik, është e logjikshme që kjo pronë kushton kaq shumë.

Image

8. Ish-prona e familjes Spelling – $150 milionë

Aaron Spelling, pa asnjë dyshim, ka qenë njëri nga biznesmenët më të fuqishëm në industrinë e televizionit, në të gjitha kohërat. Andaj, me reputacionin që e ka pasur, nuk është për t’u habitur fakti që ai ka qenë në gjendje që ta blej një kësi shtëpie. Shtëpia në fjalë është shitur në vitin 2012 për një çmim që nuk është bërë i ditur, megjithatë vlera e saj është plot 135 milionë euro. Shtëpia ka katërmbëdhjetë dhoma gjumi dhe njëzeteshtatë banja.

Image

9. Shtëpia ‘Shepard Krech’ – 125 milionë euro

Nga 27 korriku i këtij viti, kjo pronë, rezidenca kryesore e të cilës është shtëpia e quajtur ‘Shepard Krech’, në bazë të pronarit me të njëjtin emër, është prona më e shtrenjtë, që është në shitje, në SHBA. Shtëpia ka hapësirë prej 4.5 hektarësh përreth, në njërin prej vendeve, ku toka është më së shtrenjti në mbarë Amerikën. Ndërsa shtëpia është mjaftueshëm e madhe sa për të pasur 10 dhoma gjumi, një dhomë për ushtrime, një galeri artesh dhe një ndërtesë të ngjitur, për mysafirët.

Image

10. Shtëpia në Beverlli – 121 milionë euro

Pronari i tanishëm i kësaj shtëpie, Leonard Ross, i cili e kishte blerë atë në vitin 1976, kur ka qenë në moshën tridhjetenjëvjeçare, e ka vënë këtë shtëpi në shitje dhe si rrjedhojë ka thënë që shtëpia është aq e madhe saqë i duhen plot dy orë për t’i shëtitur blerësit potencialë nëpër gjithë shtëpinë. Shtëpia ka 30 dhoma të fjetjes, ndërsa, ndër personat e famshëm që kanë qenë mysafirë në këtë shtëpi janë edhe familja Kennedy, Rihanna dhe Princi i Monakos. Nëse shitet për këtë çmim, kjo shtëpi do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në Los-Anxhelos.

Image

(Kosova Sot)