Parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • 30 August 2015 - 20:58
Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi për media kë bërë të ditur se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbajnë temperatura të larta në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit nga IHMK, temperaturat minimale në javën që po hyjmë do të jenë në mes 13 dhe 16 gradëve Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në mes të 32 dhe 35 gradë celsius.

“Mot me temperatura të larta do të na përcjell edhe këtë javë. Janë masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga ana juglindore dhe jugperendimore e Kontinentit , të cilat do të krijojnë kushte që mbi vendin tonë dhe pothuaj në gjithë Ballkanin të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius. Këto vlera të temperaturave maksimale do të jenë prezentë tri ditët e para të javës dhe më pas ka tendenca të rënies së këtyre temperaturave për dy deri tri gradë Celsius, meqë nga dita e enjte do të shfaqen vranësira në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës”, thuhet nw njoftim.

Sipas njoftimit nga IHMK-ja, shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile, fillimisht me vlera të larta dhe më pas do të shënoj zbritje ,por nuk do ti kaloj vlerat e normales, do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

“ Në bazë të parashikimeve numerike reshje shiu priten diku nga dita e diele, por për një saktësi më të lartë do të njoftoheni ditën e mërkurë. Një mot me temperatura të larta do të mbajë edhe për gjatë Adriatikut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 35-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.