Akuzohet për vrasjen e vajzës, për të cilën tha se e ka motër

  • 30 August 2015 - 22:29
Akuzohet për vrasjen e vajzës, për të cilën tha se e ka motër

Një ekzekutive mediesh nga India është akuzuar për vrasjen e motrës së saj më të vogël, para se policia ta kuptonte se viktima, në fakt, ishte e bija e saj, transmeton Kosova Sot Online.

Indrani Mukerjea, bashkë me ish-bashkëshortin dhe shoferin e saj, janë akuzuar për ngufatjen e bijës së saj, Sheena Bora, që kishte ngjarë në prill të vitit 2012. Trupi i saj ishte gjetur një muaj më vonë, mirëpo rasti kishte mbetur i pazgjidhur për tri vjet, deri sa ishin zbuluar disa prova të reja, që ia kishin mundësuar policisë që ta bënte arrestimin tronditës.

Image

Lidhja e dashurisë

Mukerjea, bashkëthemeluese dhe ish-shefe ekzekutive e kompanisë televizive ‘INX Media’, ishte çmendur kur e kishte kuptuar që vajza e saj, Bora, kishte filluar një lidhje dashurie me djalin e bashkëshortit të saj të tanishëm Peter Mukerjea, Rahul-in.

Zotëri Mukerjea, bashkëshorti i saj i tretë, është gjithashtu ish shef ekzekutiv i rrjetit televiziv ‘Star India’.

Mukerjea, ish-bashkëshorti i saj Sanjeev Khanna dhe shoferi Shyam Rai besohet ta kenë vrarë zonjushën Bora, pastaj e kishin dërguar trupin e saj në një mal në Maharashtrën perëndimore, ku edhe ia kishin vënë flakën.

Image

 

Nuk deshi të komunikojë me familjen

Zyrtarja hetuese Dhananjay Kulkarni ka thënë: “Ka qenë një vrasje nderi, pasi që Sheena ka qenë në një lidhje me Rahul-in. Provat e para tregojnë që kjo ka qenë arsyeja e kësaj vrasje”.

Ajo më pas ka pretenduar që zonjusha Bora ishte zhvendosur për të jetuar në Los-Anxhelos, duke mos dashur që të komunikonte më me familjen e saj.

Teksa ka folur pas arrestimit, zotëri Mukerjea, që është i lindur në Londër, ka thënë: “Para tri vjetësh, im bir Rahul-i pati ardhur tek unë për të më thënë që Sheena ishte larguar për në Amerikë, pa i treguar, gjë që për të nuk ishte dukur në rregull”. 

(Kosova Sot)