Donacionet miliardëshe u avulluan

  • 31 August 2015 - 07:33
Donacionet miliardëshe u avulluan

Paratë e huaja për ngritje të kapaciteteve treguan rezultate zero 

Spahiu: Kosova ka marrë ndihmat më të mëdha në botë për kokë banori, jemi më të varfrit në Evropë

"Është shumë vështirë të kërkohet një përgjegjësi nga kushdo qoftë në sistemin tonë të dështuar, sepse dihet shumë mirë se deri sot askush nuk ka dhënë asnjë lloj përgjegjësie që ka ndodhur në Kosovë. Një ditë patjetër që gjërat duhet të vihen në binarë dhe dikush duhet të japë një përgjigje edhe për donacionet, që kanë ardhur jo vetëm nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe nga Japonia e për të cilat ne nuk dimë saktë se nga kanë shkuar këto mjete dhe në cilin destinacion kanë përfunduar", thotë Salihaj për "Kosova Sot" 

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e deri sot ndërkombëtarët kanë dhënë donacione miliardëshe në Kosovë dhe sot shumë nga dhuruesit e këtyre donacioneve me të vërtetë mund të çuditen se pse Kosova është vendi më i varfër në rajon, nuk ka demokraci e sundim të ligjit. Njohësit e mirë të kësaj fushe thonë se keqmenaxhimi i këtyre fondeve ka bërë që Kosova të mos ec përpara. Duhet përmendur se BE-ja dhe SHBA-ja kanë dhënë shuma të mëdha parash deri në miliarda për ndërtim të kapaciteteve, ndërkaq sot kemi një shtet të korruptuar dhe të kriminalizuar dhe askush nuk e di se ku shkuan dhe për çfarë qëllimesh u keqpërdorën ato para, që u dhanë nga donatorë të jashtëm. Qindra miliona u derdhën edhe për ndërtim të demokracisë dhe të sundimit të ligjit dhe nuk i kemi asnjërën nga tyre, në këtë pikë kanë përfituar fonde edhe shumë organizata joqeveritare, të cilat përpos disa konferenca sipërfaqësore nuk është se kanë nxjerrë diçka në dritë. Politologu Nexhmedin Spahiu çuditet se si është e mundshme që milionat janë derdhur në Kosovë nga ndërkombëtaret, ku janë marrë shumë para për kokë banori, e sot Kosova konsiderohet si vendi më i varfër në rajon. "Ndërkombëtarët kanë pasur vullnetin e mirë të ndihmojnë, por mjetet kanë qenë jashtë mekanizmave kontrolluese dhe i kanë ekzekutuar ato ndihma apo donacione, thjesht puna është bërë sa për t'u kryer, e jo për t'u realizuar qëllimet. "Kosova ka marrë ndihma më të mëdha në botë për kokë banori, dhe sikur të kishte ditur t'i menaxhojë ato ndihma, mendoj se Kosova do të ishte sigurisht ndër vendet më të zhvilluara në Evropë", thotë Spahiu... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)