Pushteti saboton prodhimet vendore

  • 31 August 2015 - 07:40
Pushteti saboton prodhimet vendore

Kërkohet ambient më i favorshëm për të rritur eksportet

Hoti: Kësaj qeverie i konvenon importi i kompanive oligarkike

"Për shkak të monopolit në import dhe distribuim, nga disa kompani oligarkike, sektori i prodhimit vendor është në gjendje të rëndë. Prodhimet e tyre qëllimisht po shtypen nga oligarkët e politikës, për t'i favorizuar bizneset oligarkike, prapa së cilave fshihen njerëzit e fortë të politikës", thotë analisti Faik Krasniqi 

Ekspertët të ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës janë të mendimit se Qeveria e Kosovës nuk po krijon parakushte të mirëfillta për bizneset vendore për të rritur eksportet e vendit. Kjo sjellje e papërgjegjshme e kësaj qeverie, por edhe atyre paraprake, ka ndikuar që bilanci tregtar i Kosovës me vendet e tjera të jetë i disfavorshëm për palën kosovare. Eksportet e Kosovës gjatë një viti janë diku rreth 400-500- milionë euro, por importet janë në shifra tejet të larta që shkojnë deri në 2.5 miliardë euro. Deputeti i Nismës, Enver Hoti, shprehet se Qeveria e Isa Mustafës nuk po i krijon parakushtet dhe mbështetjen adekuate për bizneset, që ato të rrisin eksportet, dhe për këtë arsye vendi ka deficit të madh tregtar. Sipas Hotit, kësaj qeverie, por edhe asaj paraprake, i ka konvenuar më së shumti importi për mallrat e caktuara dhe shton se kompanitë oligarkike të lidhura me pushtetin e mbajnë këtë pushtet me para të paligjshme. Hoti thotë se pasojat po shihen tashmë, sepse një vend që nuk e rrit shkallën e eksporteve dhe në të njëjtën kohë nuk e zvogëlon shkallën e importeve, ai vend nuk ka të ardhme të rehatshme dhe perspektivë zhvillimore dhe ekonomike... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)