Pushtetarët përfitojnë nga evazioni dhe kontrabanda

  • 31 August 2015 - 07:44
Pushtetarët përfitojnë nga evazioni dhe kontrabanda

Mosveprimi i institucioneve dëmton buxhetin e shtetit me miliarda 

Ejupi: Ekonomia joformale po e dëmton konkurrencën në treg 

"Shteti është vetë pjesë e evazionit dhe kontrabandës dhe me kënaqësi po pajtohet dhe po lejon evazionin dhe kontrabandën në disa miliarda euro brenda vitit. Kjo ka bërë që vendi të mbetet vetëm me një buxhet, i cili nuk garanton mbajtjen, zhvillimin dhe perspektivën e shtetit. Në këtë shtet vetëm korrupsioni dhe krimi i organizuar po funksionojnë 'perfekt' dhe të papenguar nga askush", shprehet deputeti i AAK-së, Pal Lekaj 

Sipas shifrave zyrtare, diku rreth 40 për qind ka evazion fiskal në Kosovë, por shifrat mund të jenë edhe më të larta se kaq, bazuar në kontrabandën e madhe që bëhet me mallra. Këtë shkallë të kontrabandës me mallra e rrit sidomos veriu i Kosovës, i cili vazhdon të mos jetë nën kontrollin e institucioneve të republikës së Kosovës. Me gjithë deklarimet e vazhdueshme të zyrtarëve qeveritarë se e kanë vënë si prioritet parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë, rezultatet mungojnë. Sipas një hulumtimi që e kishte bërë Instituti 'Riinvest' bëhej e ditur se bizneset nuk raportojnë mesatarisht rreth 34 për qind të shitjeve që realizojnë.

Duhet barazi në biznese te arkat fiskale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, thotë se të gjitha të dhënat zyrtare vendore dhe të huaja flasin se evazioni fiskal dhe kontrabanda që bëhet në Kosovë është në masën e rreth 40 për qind. Sipas Lekajt, shifrat jozyrtare mund të jenë edhe më të larta."Shteti është vetë pjesë e tij dhe me kënaqësi po pajtohet dhe po lejon evazionin dhe kontrabandën në disa miliarda euro brenda vitit", shprehet Lekaj. Ai thotë se kjo ka bërë që vendi të mbetet vetëm me një buxhet, i cili nuk garanton mbajtjen, zhvillimin dhe perspektiven e shtetit."Në këtë shtet vetëm korrupsioni dhe krimi i organizuar po funksionojnë 'perfekt' dhe të papenguar nga askush", shprehet ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)