Australi: Më tepër vende evropiane të bashkohen kundër IS-it

  • 31 August 2015 - 07:49
Australi: Më tepër vende evropiane të bashkohen kundër IS-it

Australia ka kërkuar që më tepër vende evropiane të marrin pjesë në sulmet ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak, në përpjekje për të ndihmuar që të përfundoj kriza e refugjatëve në Evropë.

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha se militantët e IS-it, kryesisht, janë përgjegjës për largimin e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri, dhe qindra mijëra njerëzve që kërkojnë strehim në Evropë.

Mëtutje, mbrëmë vonë në Sidnej, ajo ka theksuar se më tepër se “40% e njerëzve, që aktualisht synojnë azil në Evropë, janë nga Siria, dhe neve na duhet front unik për t’i shkaktuar disfatë organizatës terroriste, që po i detyron të zhvendosen kaq shumë njerëz”.

Ministrja Bishop ka theksuar se afro 60 shtete po e ndihmojnë në ndonjë mënyrë, koalicioninin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por shumica prej tyre nuk janë të përfshira në sulme ajrore.

Sipas saj, “evropianët duhet të involvohen në koalicionin për sulme ajrore dhe përpjekjet në Siri dhe Irak”, transmeton Rel.

Vlerësohet se afro 340 mijë imigrantë deri tash kanë hyrë në Evropë.