Kosovari kapet në Portin e Durrësit me "Range Rover-in" e vjedhur

  • 14 September 2018 - 20:57
Kosovari kapet në Portin e Durrësit me

Dy automjete luksoze janë sekuestruar në Durrës, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit.

Në njoftimin e Policisë se Durresit thuhet se është sekuestruar një mjet tip "Ferrari" i vjedhur në Itali si dhe një "Rang Rover" i vjedhur jashtë Shqiperise, por pa specifikuar vendin e origjines. 

Mjeti "Rang Rover"  drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, me inicialet B.M i cili po e kalonte në port, derisa u zbulua nga efektivet se automjeti ne fakt ishte i vjedhur. 

Nderkohe Ferrari drejtohej nga M. H., vjeç 30, banues në Durrës.

Te dy automjetet pas kontrollit ne port, u bllokuan.

 

(Kosova Sot)