Hungaria i kundërshton kritikat e Francës

  • 31 August 2015 - 08:22
Hungaria i kundërshton kritikat e Francës

Hungaria i ka kundërshtuar kritikat e ministrit të jashtëm francez, Laurent Fabius, për mënyrën se si Budapesti e menaxhon tranzicionin e mijëra imigrantëve në Gjermani dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, në një deklaratë mbrëmë vonë, tha se në vend “të goditjes dhe vlerësimeve të pabaza, dikush do të duhej të koncentrohej në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për Evropën”.

Këto komente u bënë pasi ministri francez tha se barriera me tela gjemborë, që aktualisht Hungaria e ka përfunduar përgjatë kufirit me Serbinë, nuk “i respekton vlerat e përbashkëta evropiane”, transmeton Rel.

Hungaria është kritikuar për shkak të përpjekjeve të saj për ndaljen e mijëra migrantëve dhe refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Afrika Veriore, që hyjnë nga Serbia në Hungari.