Politikëbërësit krijojnë barriera - Lajme - Kosova Sot
Politikëbërësit krijojnë barriera

Politikëbërësit krijojnë barriera

Analisti Lulzim Beqiri, për gazetën "Kosova Sot", tha se ekonomia e shqiptarëve është obligim për politikëbërësit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. "Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është i kënaqshëm nëse e krahasojmë fuqinë blerëse në mes dy vendeve, siç dihet Republika e Kosovës shumicën e produkteve i importon nga Republika e Serbisë, çka sipas mendimit tim nuk ka justifikim, Kosova duhet të ketë për partner kryesor Shqipërinë dhe vendet e BE-së, gjithashtu edhe shteti shqiptar duhet që të ketë orientim konsumatorin kosovar. Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje të mira të nënshkruara ndërmjet veti, mirëpo nuk janë aktualisht duke u zbatuar, për pasojë ka edhe probleme të mëdha në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mendoj që duhet një implementim i dyanshëm i marrëveshjeve në mënyrë që të mos krijohen barriera në mes të bizneseve", u shpreh ai."Fillimi i aplikimit të taksës rrugore nga ana e Shqipërisë do të ndikojë dukshëm në rritjen e çmimeve në Kosovë, sidomos për produktet që vijnë nga ana tjetër e kufirit, çmimi është jashtëzakonisht i lartë për bizneset kosovare dhe mendoj se duhet të rishikohet tarifa edhe një herë, sepse bizneset e të dyja vendeve kanë nevojë për lehtësira jo për barriera", vlerësoi Beqiri.

 

(Kosova Sot)

8 orë e 5 minuta më parë
23/09/18