BURJANI: PA KONFISKIM TË PASURIVE TË FITUARA KUNDËRLIGJSHËM NUK KA SHTET LIGJOR - Lajme - Kosova Sot
BURJANI: PA KONFISKIM TË PASURIVE TË FITUARA KUNDËRLIGJSHËM NUK KA SHTET LIGJOR

BURJANI: PA KONFISKIM TË PASURIVE TË FITUARA KUNDËRLIGJSHËM NUK KA SHTET LIGJOR

Sipas Blerim Burjanit, po ashtu njohës i kësaj fushe, sikur të mos ishte e ndikuar nga politika, Prokuroria duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare. " Pse nuk vepron është çështje se si vlerëson ky institucion faktet apo provat. Ky organ është i pavarur dhe nuk nxitet të veprojë sipas thashethemeve, por do të duhej vepruar bazuar në indicet reale, pra të sakta për rrezikun e interesit publik", theksoi ai. "Një prokuror mund të shantazhohet e të kërcënohet nga njerëz politikë mbi rendin dhe ligjin. Dhe, dihet që shteti nuk ka krijuar mekanizma të fuqishëm në mbrojtjen dhe sigurinë e punëtorëve të drejtësisë", u shpreh ai. "Rritja e pagave është nga politika dhe sikur ata joshen të mos veprojnë në rastet politike, ku persona mbi rendin dhe ligjin lëvizin dhe bëjnë pazare pa problem nga askush. Shembulli është konkret, 'Vala' gjendet para bankrotit, që është shkaktuar nga kontratat e kundërligjshme dhe punësimi enorm, e që po e çon në bankrot. Mbipunësimi është partiak dhe familjar, janë pra ndër shkaktarët kryesorë, udhëheqja e 'Valës' bëhet nga politika. Pra, thjesht, s'ka pasur menaxhim profesional kurrë, por ka pasur menaxhim nga politika, e politika këtu dihet si bëhet ajo, si e tillë është përfituese, shkatërruese dhe nepotiste", vijoi më tej Burjani. "Ka shumë punë Prokuroria në Kosovë dhe do të ketë përplot kur një ditë këta njerëz përfitues nuk do të jenë në politikë. Këtyre duhet t'u konfiskohet edhe pasuria, sepse pa konfiskim të pasurive të fituara kundërligjshëm nuk ka shtet ligjor", potencoi ai për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)

7 orë e 8 minuta më parë
23/09/18