Ja kush është nusja që shpenzoi 1 milion lekë me të dashurin

  • 31 August 2015 - 10:29
Ja kush është nusja që shpenzoi 1 milion lekë me të dashurin

Kjo që shihni në foto është nusja që prishi 1 milion lekë me të dashurin. Tashmë është hedhur dritë mbi vjedhjen e 10 milionë lekëve në një banesë në Sarandë, të cilat i kishte marrënusja e shtëpisë për t’ia dhënë dashnorit. 

Vjedhja e parave u denoncua rreth tri vite më parë nga një banor i lagjes Nr.4 të Sarandës. Sipas policisë, ka qenë pikërishtnusja, Lorena Arapi, 24 vjeçe, që në bashkëpunim me dashnorin e saj nga Berati kanë vjedhur 10 milionë lekë në banesën e vjehrrit të saj, Skënder Arapi. 

“Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor të vitit 2012, kur në banesë është konstatuarvjedhja e shumës së parave. Denoncimi është bërë që atë ditë nga Skënder Arapi, kryefamiljari, por ngjarja kishte mbetur e pazbardhur”, bënë të ditur burime të Policisë. Shkak për zbulimin e vjedhjes së parave tri vite më parë është bërë një lëvizje e dyshimtë e nuses së shtëpisë. 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Lorena Arapi ka thënë se të shtunën ishte larguar me të dashurin e saj nga Fieri dhe kishte qenë pikërisht ky i fundit që e kishte sjellë deri në banesë rreth orës 05:00. 

E pyetur në lidhje me vjedhjen, 24 vjeçarja nga Lapardhaja e Beratit, por që prej 6 vitesh e martuar te familja Arapi në Sarandë, është shprehur se ka qenë ajo që në vitin 2012 kishte vjedhur 10 milionë lekë të vjetër në shtëpi. Për këtë, ajo kishte bashkëpunuar me një të dashur tjetër që ka pasur në atë kohë, i identifikuar prej saj si Adiol Çifliku, 28 vjeç, banor në Berat. 

Bashkë me të ajo ka organizuar vjedhjen e 10 milionë lekë të vjetër, të cilat i ka prishur në kohë të ndryshme gjatë takimeve të tyre ilegale, për shkak se ai nuk kishte mundësi ekonomike. Përpos kësaj, Lorena Arapi ka treguar se ka marrë dhe herë të tjera shuma 1000 apo 2000 euro nga banesa, të cilat i ka prishur sërish me Çiflikun. Ky i fundit mësohet të ketë mohuar akuzën duke u mbrojtur me faktin se vjedhja është kryer nga Lorena dhe se ai nuk ka gisht fare, transmeton albeu. “Ajo me thoshte herë pas here të shkoja në Sarandë. Unë nuk kisha mundësi ekonomike, por ajo këmbëngulte të shkoja duke më thënë ‘hajde se shpenzimet t’i heq unë’”, mësohet të jetë shprehur 28 vjeçari.